Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Masat parandaluese për shëndetin oral të fëmijëve në kryeqytet

Shërbimi Stomatologjik në Komunën e Prishtinës, me kërkesë të Këshillit të prindërve dhe koordinim me drejtoritë e shkollave fillore, ka filluar aktivitetet parandaluese për fëmijët e klasave të ulëta të shkollave të kryeqytetit.

Fëmijët e klasave të ulëta në përcjellje të mësimdhënësve, këtë muaj do vizitojnë shërbimet stomatologjike në kryeqytet dhe nën përkujdesjen e mjekëve specialistë të ​masave parandaluese​ stomatologjike​,​ përveç që do marrin informacione të duhura mbi shëndetin oral, njëkohësisht do ​të ​marrin edhe shërbime parandaluese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky aktivitet ka për qëllim edukimin mbi higjienën orale, si dhe flourizimin e dhëmbëve dhe mbylljen e fisurave, si masa parandaluese të shfaqjes së kariesit të dhëmbëve.

{gallery}