Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis sanimi i pjesës së dëmtuar të rrugës afër liqenit të Badovcit

Prishtinë, 10 mars - Ministria e Infrastrukturës njofton për fillimin e punimeve në sanimin e pjesës së dëmtuar në rrugën Prishtinë-Graçanicë-Gjilan, afër liqenit të Badovcit. Aty, si pasojë e rrëshqitjeve të trupit të rrugës, në vazhdimësi është dëmtuar dhe ulur pjesa e aslfatit, duke shkaktuar pengesa për qarkullimin e automjeteve.

Për të mundësuar zhvillimin normal të komunikacionit në këtë pjesë të rrugës, kompania e kontraktuar nga MI, në bashkëpunim me menaxherin rajonal dhe ekipet mbështetëse të MI-së, kanë filluar ndërtimin e rrugës anësore, ku më pas do të sanohet pjesa e dëmtuar e rrugës, siç thuhet në njoftim - me kualitet të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë që është e mundur, sipas projektit të kësaj rruge.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo