Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK padit zyrtarë të qeverisjes së Ahmetit për keqpërdorime

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë sapo ka deponuar një padi në Prokurorinë Speciale kundër kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në të po ashtu janë të bashkëpaditur edhe ish-drejtori i urbanizmit, Liburn Aliu, ish-drejtori i Inspektoratit komunal Sali Zyba si dhe ndaj drejtorit të Financave në Komunën e Prishtinës, Ismail Kokaj, raporton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Padia sipas sekretarit të PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka të bëjë me lejet ndërtimore të cilat, sipas tij, janë dhënë në mënyrë të paligjshme dhe kundër çdo norme urbanistike dhe planeve rregulluese urbane.

Në padi PDK ka bërë të ditur se është futur edhe ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në cilësinë e udhëheqësit të të gjitha projekteve që kanë ndodhur në Prishtinë, në aspektin e ndërtimeve, edhe pse ai nuk është pjesë e komunës së Prishtinës.

PDK muajin e shkuar kishte paditur qeverisjen e Shpend Ahmetit për punësimin të paligjshëm të rreth 500 personave në administratën e Komunës.