Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina bëhet me program që ka për qëllim punësimin e të rinjve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Mike De La Rosa nga USAID, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për fillimin programit të USAID-it për përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt.

Ky program është pesëvjeçar dhe ka për qëllim të zhvillojë aftësitë për punësim dhe ndërmarrësi tek rinia e Kosovës, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Valmira Hoxhaj, drejtuese e projektit, ka thënë se ky program është shumë i rëndësishëm për komunën e Prishtinës dhe se do ketë ndikim shumë pozitiv tek të rinjtë.

Mike De La Rosa nga USAID ka thënë se ky projekt synon të përgatis të rinjtë e shkollave të mesme për punë dhe ka falënderuar për përkushtim dhe për punë.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se me këtë program do të fillojë shkolla “Xhevdet Doda”.