Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë nga sot do të futen në grevë, meqë pagat e tyre nuk janë paguar më shumë se një javë.
Ky vendim u mor pas një takimi që Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka zhvilluar me kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Dardania”, “Asim Vokshi”, “Ismail Qemaili”, “Gjergj Fishta” dhe “Pjeter Pogdani”, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë njëjtit ditë më parë kanë protestuar për vonesën e pagave, ndërsa Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ishte zotuar se do ta zgjidhë problemin e këtyre punonjësve teknikë.