Banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë vazhdojnë të ballafaqohen me hallin që po i rëndon tash e një kohë të gjatë – mbeturinat.
Një banor i kësaj lagje, ka postuar në profilin e tij në Facebook gjendjen e ditës së diel me mbeturinat e lagjes, përcjell Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKohavisioni ka raportuar edhe më parë se me mbeturina të shumta dhe erë aspak të këndshme përballen çdo ditë banorët e lagjes “Dardania”. Bashkëjetesa me këta kontejnerë në lagjen më të populluar në kryeqytet, nuk është aspak e lehtë.
Ka kohë që në parkingun e një pjese të Dardanisë po qëndrojnë kontejnerët që çdo ditë stërmbushen.
Arbnora Ademi, zëdhënëse në kompaninë “Pastrimi” kishte thënë se kompania e pastron çdo ditë këtë pjesë, por qytetarët shpesh janë të papërgjegjshëm dhe i hedhin në vend jo të duhur ato.
Nga ana tjetër qytetarët e kësaj lagje ndiheshin të zhgënjyer me këtë imazh të lagjes. Qytetarët janë ankuar edhe për faktin se ka pak kontejnerë derisa ata ekzistues nuk po futen në vendin e dedikuar për to derisa e kanë zënë një pjesë të parkingut.
Ndryshe, në shkurt të këtij viti kjo zonë e kontejnerëve ishte përfshirë nga flakë të mëdha, me ç’rast edhe 11 vetura u dëmtuan, 4 prej të cilave u dogjën tërësisht. Që nga ajo kohë komuna e ka akuzuar “Pastrimin” për shantazh të punës derisa kjo kompani është ankuar se komuna nuk bashkëpunon me ta për asgjë.
{gallery}