Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndëshkime ndaj dhunës dhe ngacmimeve seksuale në shkollat e Prishtinës

Prishtinë, 8 mars – Mësuesja e cila publikoi në rrjetin social “Facebook” fotot e fëmijëve të renditur para tabelës, në shenjë ndëshkimi pse nuk e kanë mësuar vjershën, do të largohet nga puna.

Fjala është për mësuesen e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, Lindita Ilazi-Fazliu, dhe për të cilën deri në fund të javës komisioni disiplinor do të vendosë nëse largimi i saj nga puna do të jetë i përkohshëm (disa muaj) apo i përhershëm, shkruan sot “Koha Ditore”. Kështu ka deklaruar drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, duke bërë të ditur se një masë e këtillë ndëshkuese po ndërmerret për herë të parë në Prishtinë që nga paslufta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

ana tjetër, mësimdhënësja Lindita ka treguar se ajo është intervistuar nga Komisioni para një jave, porse ende nuk ka marrë njoftim në lidhje me vendimin. Ka shprehur bindjen se nuk do të ketë vendim për largimin e saj nga puna.

“Ata i vendosin rregullat, por nuk besoj se më largojnë, sepse
s’kam ba asgjë të keqe, sepse kom postuar informatë në një faqe të mbyllur.

Por, sipas drejtoreshës Nagavci, Zyra Ligjore e Komunës ka marrë në shqyrtim edhe disa raste të tjera të shkeljeve që janë bërë nga mësimdhënësit nëpër shkolla të ndryshme të Komunës (që kanë ndodhur para funksionalizimit të Komisionit disiplinor), e ndër to ka edhe raste të akuzave që janë ngritur për ngacmim seksual... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.