I ndërtuar në vitet e ’90-ta, “Topi i Koliqit”, siç njihet nga banorët e atjeshëm, që ishte një rrufepritës dhe bënte shpërndarjen e reve, tashmë përdoret vetëm për atraksion nga qytetarët.
Por, edhe pse një lokacion i mirë për të shkrepur fotografi të bukura, ai nuk po mirëmbahet aspak nga organet kompetente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fotografitë që i ka siguruar Koha.net, shihet se hapësira rrethuese e “Topit”, që gjendet në fshatin Koliq (24 km nga Prishtina), është e mbushur në tërësi nga mbeturinat.
Ndonëse mbeturinat janë vepër e njeriut, megjithatë, qytetarët ankohen se për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj pjese nuk po angazhohet askush – as Komuna e Prishtinës e as shteti.
{gallery}