Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e lagjes “Pejton” në kryeqytet kërkojnë nga Komuna më shumë investime

Banorët e lagjes “Pejton”, e njohur dikur si njëra ndër lagjet më të bukura të Prishtinës, po ndihen të anashkaluar nga Komuna e Prishtinës.

Ata thonë se lagjja ka probleme të mëdha me kanalizim, mungesë të këndeve të lojërave për fëmijë, park të vetëm lojërash për fëmijë, hapësirë rekreative etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Plani rregullues i vjetri nuk po zbatohet dhe as nuk është ndryshuar, ndërsa tatimi u është rritur banorëve nga 200 deri në 300 për qind, meqë konsiderohet si zona e parë e kryeqytetit.

Përfaqësues të lagjes pretendojnë se prej disa kohësh po duan ta takojnë kreun e komunës, porse nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje në kërkesën e tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.