Lagja “Dardania” në Prishtinë sot do të ketë mungesë të ujit të pijshëm. Shkak janë punime që do të bëhen.
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka njoftuar të gjithë konsumatorët se banorët e ndërtesave përreth shkollës fillore “Xhemail Mustafa” (zona nga “Kurrizi”, deri te nënkalimi), nuk do të kenë sot ujë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPunimet do të bëhen në rrugën “Idriz Gjilani”, kurse ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të zgjasë nga ora 9:00 deri pasdite në orën 16:00.
KUR “Prishtina” kërkon mirëkuptim nga konsumatorët derisa të përfundojnë punimet.