Po bëhen disa ditë që kur shiu i furishëm në Prishtinë, mbushi shumë zona nëpër Prishtinë me ujë.
Ndonëse disa prej tyre u pastruan, hyrja e stacionit të Autobusëve mbetet e bllokuar nga uji i mbetur që nga ajo ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHyrja tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, që nga dita e enjte mbetet pothuajse e pakalueshme.
Koha.net, që nga ajo ditë ka marrë ankesa nga qytetarë të cilën e frekuentojnë këtë pjesë, madje edhe nga shoferë të autobusëve e veturave.
Siç duket, as Menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve e as Komuna e Prishtinës nuk po ndërmerr ndonjë veprim për të pastruar këtë rrugë dhe për ta bërë të kalueshme.
Siç shihet edhe në fotografi të dërguara nga një lexues i Koha.net, hyrja e stacionit të autobusëve në Prishtinë, është mbushur tërësisht me ujë, e që ky problem në hyrje të stacionit shfaqet sa herë që ka të reshura.
{gallery}