Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në prezantimin e Arbër Vllahiut si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, ka thënë se qytetarët e kryeqytetit do të gjejnë veten në kandidatin e partisë së tij.
“Nominojmë sot Arbër Vllahiun për kryetar të Prishtinës. Arbri unifikon veten, vlerat për të udhëhequr, të një mendimtari që mendimet e tij mund t’i kthejë në plan, ka vlera intelektuale, të cilat janë të nevojshme dhe besoj se çdo qytetar i Prishtinës me Arbrin do ta gjente veten”, ka thënë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk kemi dhënë ndonjë presion të madh për qëllime të caktuar në kryeqytet, por kemi qenë në shërbim të qytetarëve”, ka shtuar ai.
Në prezantimin e tij si kandidat, Vllahiu, ka thënë se besimin për kandidat të kryeqytetit do të mundohet ta kthejë në një Prishtinë më ndryshe.
“Unë besoj në Prishtinën që do ta bëjmë së bashku, besoj në Prishtinën më ndryshe. Besimin tonë, bashkë do ta kthejmë për një Prishtinë më ndryshe. Ka ardhur koha që bashkë ta ndryshojmë të ardhmen e këtij qyteti”, ka thënë veç të tjerash Vllahiu.