Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aderimi i asamblistit të VV-së në PDK: Turpërohem nga qeverisja e Ahmetit

Misin Bajrami, para një muaji, u bë asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin e Prishtinës, meqë Qëndron Kastrati fitoi votat për Kuvendin e Kosovës dhe liroi ulësen në kuvendin komunal.

Por Bajrami e braktisi menjëherë këtë subjekt politik, për t’iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bajrami ka thënë të ketë aderuar në PDK, për shkak të pakënaqësive që ka pasur ai me udhëheqjen në Prishtinë.

Ish-asamblisti i Vetëvendosjes thotë se turpërohet nga qeverisja e Shpend Ahmetit.

Kalimit të Bajramit nga Vetëvendosja në PDK i është gëzuar kreu i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj.

Në anën tjetër, Vetëvendosje ka akuzuar PDK-në për, siç ka thënë, luftën e ndyrë që është duke bërë në komunë.

Xhelal Sveçla, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ky subjekt politik po tenton të krijojë një bllokadë institucionale nëpërmjet konfliktit që po shkakton në Prishtinë.

Lufta në kryeqytet mes PDK-së dhe VV-së ka filluar muaj më parë, derisa akuzat e tyre janë shpeshtuar javët e fundit.