Arbëri

Vetëvendosje mban zgjedhjet e brendshme në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në faqen e tyre, ka treguar se sot janë mbajtur zgjedhjet e brendshme .

Postimi i plotë në Facebook:

Qendra e Prishtinës sot i mbajti zgjedhjet e brendshme për kandidatin për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet, u organizuan nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë - një anëtar, një votë - dhe anëtarët kanë pasur mundësinë të votojnë për kandidatin Shpend Ahmeti në vendvotimet e hapura në të gjitha pikat e Qendrës së Prishtinës.