Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në oborret e disa shkollave në kryeqytet.
Ai thotë se Komuna është e përkushtuar në orientimin e investimeve në secilin sektor në bazë të kërkesave të qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vazhdojnë investimet e komunës së Prishtinës për ambient sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. Së fundmi, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në oborret e shkollave “Faik Konica”, “Emin Duraku”, “Naim Frashëri”, “Dardania”, “Nexhmi Mustafa”, si dhe në çerdhen “Shtëpia Magjike” në Besi”, ka shkruar Ahmeti.
Ai më tutje ka shtuar se, “komuna e Prishtinës është e përkushtuar në orientimin e investimeve në secilin sektor, duke i renditur prioritet sipas kërkesave të qytetarëve dhe nevojave të tyre”.
{gallery}