Disa banorë të lagjes “Dardania” në kryeqytet, kanë protestuar për pak minuta lidhur me qëndrimin e kombibusëve ilegalë para objekteve të tyre të banimit.
Alush Gashi, banor i lagjes, tha se kanë pasur ankesa të shumta drejtuar Policisë dhe Komunës së Prishtinës, por se këta të fundit i kanë neglizhuar, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas banorëve, organet kompetente po marrin masa afatshkurta, por banorët janë duke kërkuar zgjidhje afatgjate.
Sipas banorëve. kombibusët, pos që janë pa leje, krijojnë probleme për parking të banorëve, bërllok dhe mbetje tjera johigjienike.
Kombibusët, që nga ky lokacion nisen kryesisht për Vushtrri dhe Mitrovicë, janë larguar nga vendparkimi në kohën e protestës.