Shpend Ahmeti dje mohoi të ketë shpërblyer miqtë e tij me leje.
Madje ai kishte thënë se “PDK paska shpif prapë dhe atë në përbërjen Blerand, Arbana dhe Shemsi”, transmeton televizioni publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për kredibilitetin e tyre nuk po flas sepse tashmë publiku është njoftuar. Për hir të përkrahësve të shumtë të LVV, fituesit të zgjedhjeve të 11 qershorit, po e shkruaj këtë shpjegim në shpifjet amatoreske të partisë që tanimë shpifjen dhe rrenën po e kthen në standard. Kjo njëherit është hera e fundit që përgjigjem në shpifje të tilla”, shkruan Ahmeti.
“Mirëpo, duke i parë fotot e postuara nga vet përfituesit e lejeve të dhëna nga Ahmeti, nuk do koment tjetër, pasi që fotot flasin vet. Qysh s'të vjen marre me rrejt publikisht.
Këto foto janë postuar nga vet pronarët e kompanisë “Redoni” shokë të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut.
E njëjta leje iu pat anuluar nga Isa Mustafa, për shkak të rrëshqitjes së dheut”, thuhet në reagimin e Arbana Xharrës.
