Mos blerja e kontejnerëve metalik nga Serbia, është zëvendësuar me kontejner plastikë të cilët Komuna e Prishtinës i ka vendosur nëpër pjesë të ndryshme.
Por djegia e tyre që nisi gjatë dimrit në lagjen Dardania, kur u dogjën disa vetura, po vazhdon edhe tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kompaninë pastrimi alarmojnë se për 48 orë, 15 sosh janë djegur dhe se ata nuk kanë para për të i zëvendësuar me të reja.
Paralajmërojnë se kryeqyteti mund të bëhet kaos i mbeturinave.
Por këto djegie, Komuna e Prishtinës po i sheh si të dyshimta dhe rast me të cilin policia duhet të merret.
“Çështja e dëmtimit dhe zjarrevënies të kontejnerëve është diçka që duhet hetuar nga policia meqë si duket po bëhet në mënyrë të organizuar dhe me qëllime politike. Kompania Pastrimi, përkatësisht uzurpuesi i pozitës së drejtorit tash e 3 vjet e saboton Komunën e Prishtinës, edhe pse qytetarët e Komunës së Prishtinës janë paguesit kryesorë të faturave. Ky lloj deklarimi tashmë është edhe kërcenim i hapur, e krejt kjo ka prapavijë politike dhe si duket ky drejtor është në gjendje edhe shëndetin publik me rreziku për nevoja zgjedhore”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.
Ndërkohë, Kompania ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes ndaj kontejnerëve të plastikës, duke shtuar se që nga vendosja tyre në dhjetor të vitit të kaluar, janë djegur afro 50 sosh.