Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Digjen kontejnerët në kryeqytet, “Pastrimi” s’ka mundësi t’i zëvendësojë

Kompania regjionale e mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë ka njoftuar lidhur me gjendjen alarmante e cila është krijuar nga djegia e kontejnerëve të plastikës që po vazhdon të përsëritet tash e sa muaj në qytetin e Prishtinës, duke thënë se nuk kanë mundësi t’i zëvendësojë dhe si rezultat i kësaj qyteti mund të bëhet kaos i mbeturinave.

Sipas njoftimit të kompanisë, më 26.07.2017 në orët e vona , në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, është djegur një kontejnerë i shërbimit të mbeturinave, ndërsa dy kontejnerë të tjerë në rrugën “Fehmi Lladrovci”, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërsa, me dt. 27.07.2017 janë djegur edhe 6-kontejnerë të tjerë, 1-kontejnerë në Rr. “Galibardi”, ndërsa 5 të tjerë te parkingu mbrapa Postes së Madhe. Po ashtu, njoftojmë opinionin publik se dukuria e djegies së kontejnerëve nuk ka të ndalur që nga vendosja e tyre nëpër pikat përkatëse për hedhjen e mbeturinave, të cilët po vazhdojnë të digjen dhe shkatërrohen nga qytetarë të pa përgjegjshëm. Nga kjo gjendje e krijuar në qytet, Kompania “Pastrimi”, njofton se nuk ka mundësi të bëjë zëvendësimin e kontejnerëve të djegur dhe si rezultat i kësaj qyteti mund të bëhet kaos i mbeturinave. Kërkojmë nga qytetarët të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e kontejnerëve si dukuri negative e cila duhet të dënohet, ndërsa institucionet kompetente, të cilat në bazë të përgjegjësisë së tyre të marrin vendimet e duhura për parandalimin e kësaj dukurie”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, që nga vendosja e kontejnerëve të plastikës, nga fundit i vitit 2016 e deri më tani janë djegur afro 50 kontejnerë të plastikës.