Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se nga data 28 korrik do të pranohen aplikimet për mbjellje të drurit nga çiftet e sapomartuara në parkun e dedikuar për ta, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Hapja e parkut do të bëhet më 7 gusht, dhe të drejtë aplikimi për mbjelljen e drurit kanë të gjitha çiftet që paraqiten në Komunë për t’u kurorëzuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna e Prishtinës thotë se tarifat për ceremoninë e kurorëzimit, janë:
- 15 euro, nëse kurorëzimi bëhet brenda objektit të Komunës
- 50 euro, nëse kurorëzimi bëhet në lokacion tjetër
- 40 euro, nëse duan ta mbjellin drurin në parkun e të martuarve
Kërkesat dorëzohen në sportelet e komunës së Prishtinës, gjegjësisht më Zyrën e Gjendjes Civile.