Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngjyroset me të zezë emri i Svetozar Markoviqit në tabelën rrugore në kryeqytet

Tabela e një rruge me emrin e përfaqësuesit të filozofisë perëndimore, mendimtarit me orientim socialist dhe publicistit serb Svetozar Markoviq (1846—1875), që ndodhet në kryqëzim me rrugën “Bajram Kelmendi”, te xhamia te Katër Lullat është ngjyrosur me të zezë.

Njësoj u pat vepruar një vit më parë edhe ndaj tabelës me emrin e poetit malazez Radovan Zogoviq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Markoviq ishte një kritik i ashpër i politikës serbomadhe, ithtar i federalizmit të Ballkanit dhe refuzues i “të drejtës historike”.

Kurse poeti Zogoviq, ciklin e vjershave për shqiptarin Ali Binaku e ka cilësuar “dokument lirik të vuajtjeve të popullsisë shqiptare në ish- Jugosllavi” dhe “protestë ezopiane kundër politikës serbomadhe”.