Pas kryeqytetit, Prizreni njihet si qyteti më i madh në vend. Pos lumit që ka ky qytet, edhe shumë gjëra të tjera e dallojnë atë nga Prishtina.
Trashëgimia kulturore dhe peizazhi që ka Prizreni, ka bërë të jetë destinacion për shumë turistë nga e gjithë bota, në veçanti gjatë verës, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërderisa në Prishtinë nuk janë në funksion Qendrat e Informacionit për turistë, në Prizren janë të paktën tabelat të cilat u ndihmojnë turistëve gjatë turit në këtë qytet.
E derisa treni ekologjik, i cili tërhoqi shumë vizitorë në Parkun e Gërmisë, ka përfunduar në garazhet e “Trafikut Urban”, ai në Prizren ka më shumë se një vit që është funksional.
Shumë vizitorë shfrytëzojnë këtë tren, i cili funksionon nga kompania private “Koha”, për të parë pjesët më të bukura të Prizrenit.
Disa nga ta shprehen të lumtur për një mundësi të tillë.
Treni ekologjik i Prizrenit shfrytëzohet më shumë gjatë mbrëmjeve.
Derisa ai në Prishtinë, i cili erdhi nga shteti gjerman në vitin 2013, nuk dihet se kur do të jetë në funksion të qytetarëve.