Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtohet rreziku nga gjarpërinjtë në kryeqytet - e pëson roja i një shkolle

Armend Krasniqi është kafshuar nga një gjarpër para dy javësh. Krasniqi, i cili punon si rojtar, ishte kafshuar në oborrin e Gjimnazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë, raporton emisioni “038” i KTV-së.

Gjarpri që e sulmoi atë, sipas Krasniqit, nuk është i vetmi brenda hapësirave jo të mirëmbajtura përreth shkollës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithëse nuk është raportuar për kafshime tjera nga gjarpri, Krasniqi nuk është i vetmi që ka pasur probleme me gjarpinjtë këtë verë.

Sipas zjarrfikësve të kryeqytetit, në muajt e fundit ka pasur shtim të numrit të thirrjeve për shkak të rrezikut nga gjarpinjtë.

Thonë se zonat e papastra dhe jo të mirëmbajtura janë ideale për gjarpinjtë, transmeton Koha.net.

Por, ka pasur raste të njoftimit edhe nga qendra e kryeqytetit – ku një gjarpër është bartur me makinë.

Në Komunën e Prishtinës nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për shqetësimet ndaj shtimit të rasteve të paraqitjes së gjarpinjve, veçmas në zonat jo të mirëmbajtura nga ajo.