Komuna e Prishtinës heq dorë nga projekti për zyrën e informimit për turistë, synon platformë informuese online, por nuk jepet afat për realizimin e projektit. Deri atëherë, turistët do të duhet të bëjnë zgjidhje tjera, e të luten që të përfundojnë aksidentalisht në ndonjë vend që ia vlen të vizitohet, raporton emisioni 038 në KTV.
Objektet e kultit fetar janë destinacion i zakonshëm i shumë turistëve, krahas objekteve tjera të trashëgimisë kulturore në kryeqytet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mungesë të një zyre informuese për turistë, shpeshherë turistët përfundojnë në to aksidentalisht, sikur rasti i dy të rinjve nga Polonia.
Piotr Kania, Turist nga Polonia
“Është hera e parë në Kosovë, dhe njerëzit këtu të ndihmojnë shumë. Një djalë na dërgoi deri në Gjilan, një tjetër këtu në Prishtinë na ofroi kafe dhe na tregoi për qytetin, dhe ishte shumë mirë. Por, kur provuam të gjejmë monumente historike, ishte shumë vështirë, dhe në fakt këtë xhami të bukur e gjetëm vetëm aksidentalisht dhe do të ishte mirë sikur të kishit, për shembull: një hartë ku mund të shihnim vendet kryesore që mund t’i vizitojmë këtu.”
Janusz Tomasik, Turist nga Polonia
“Jemi duke kërkuar qendrën informuese për turistë, por nuk e kemi gjetur. Ne shkojmë në vende ku ka WIFI dhe bëjmë kërkime për vendet, mendoj se kjo është në rregull, por një qendër për turistë ku kemi më shumë vende specifike që na ofrohen... atje dhe atje – ky na duket vend i mirë. Por ne nuk e dimë nëse kemi parë gjithçka.”
Në Shoqatën e Turizmit Alternativ të Kosovës thonë se mungesa e një zyre të tillë në vitin 2017 është e pakuptueshme për një kryeqytet.
Sipas Baki Hotit nga kjo shoqatë, thotë se Komuna e Prishtinës nuk ka shprehur interesim për funksionalizimin e një zyreje të tillë.
Sipas tij, në vitin 2013, për tetë muaj sa ka qenë funksionale një zyrë e tillë, në të janë informuar mbi 12 mijë turistë.
Hoti ka shtuar se kiosku i jofunksional i vendosur në shesh vite më parë, është i pashfrytëzueshëm, dhe se gjendja e tij paraqet imazh të keq për kryeqytetin.
Vitin e kaluar në Komunën e Prishtinës patën njoftuar se ky kiosk do të largohet dhe ne shesh do të hapej një qendër e re informuese për turistë.
Por, tash komuna ka hequr dorë nga ky projekt, duke synuar që informimi të bëhet përmes një platforme digjitale online.
Megjithatë, drejtori i kulturës Besart Vllahinja ka refuzuar të japë një afat për realizimin e këtij projekti.
E deri në realizimin e një projekti të tillë, turistët janë të detyruar “t’ia bëjnë çarenë vetes”.