Një hapësirë e gjelbëruar në mes të Prishtinës nuk është asnjëherë ide e keqe.
Përballë obeliskut NEWBORN, një hapësirë gati gjithmonë plot me drunj dhe shkurre prej sonte është një hapësirë e gjelbëruar, me ulëse për qytetarë dhe një park i denjë për ata që duan të kalojnë kohën e lirë aty, transmeton KultPlus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParku “Heroinat” është inauguruar mbrëmë pas disa muajsh punime, nga i pari i qytetit dhe nga drejtori i ProCreditBank – dy partnerët në punët e kësaj hapësire.
“Jemi të lumtur që sonte po e përurojmë Parkun, në një kohë rekorde. Ka qenë fillimisht në kompetencë të Ministrisë ta përfundojë por ka marrë shumë kohë dhe më pas e morëm ne projektin, pasi është hapësirë publike” tha në këtë inaugurim Shpend Ahmeti – kryetari i Prishtinës.
“Shtigjet që i shihni këtu paraqesin mushkëritë, konceptin se gjelbërimi dhe parqet janë mushkëritë e qytetit” pohoi Ahmeti.
Ilir Aliu nga ProCreditBanka u shpreh i kënaqur me këtë bashkëpunim derisa tregoi se pos faktit se drunjtë ekzistues nuk janë larguar, janë shtuar rreth 50 drunj të ri të cilët po e zbukurojnë këtë hapësirë e cila krejt në mesin e saj ka edhe monumentin “Heroinat”, me thënien e Nënës Terezë.
“Është strategji e jona që në të ardhmen ti ofrojmë Prishtinës sa më shumë hapësira gjelbëruese. Së paku çdo vit të kemi një hapësirë ekstra të kësaj natyre. I ftojmë edhe korporatat tjera të veprojnë me solidaritet në Prishtinë” pohoi Aliu nga ProCreditBank.
I pyetur nga KultPlus për të tjera projekte si ky, Shpend Ahmeti tregoi se hapësirë gjelbëruese do të jetë edhe pjesa afër 1 Tetorit dhe projekti “Bllok pas blloku” në Rrugën B.
{gallery}