Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksione të Prishtinës ndaj transportuesve ilegalë

Drejtoria e Inspeksionit në kuadër të aktiviteteve për të vënë rregull në transportin rrugor, po ndërmerr aksione të vazhdueshme ndaj transportuesve ilegalë në Komunën e Prishtinës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Shumë prej taksistëve ilegalë, bëjnë edhe paraqitje të rreme si taksi të rregullt, me ç’rast kryejnë edhe vepër penale. Në situata të tilla, dëmtohen operatorët e rregullt që paguajnë taksat, dëmtohet buxheti i Komunës, si dhe mashtrohen qytetarët. Ne si Komunë, detyrohemi të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme, për ta ruajtur interesin qytetar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë arsye, Drejtoria e Inspekcionit përveç veprimeve konkrete në ndaljen e kësaj veprimtarie, ka filluar të bëjë edhe konfiskimin e shenjave të taksive që po keqpërdoren nga taksistët ilegalë.