Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSHP-ja e kthen në rivlerësim tenderin për rekuizita sportive

Komunës së Prishtinës i është kthyer në rivlerësim tenderi për furnizime të shkollave me rekuizita sportive.

Gjykata e Tenderëve ka vlerësuar se Autoriteti Kontraktues (Komuna e Prishtinës) nuk ka vepruar konform nenit 72 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) për të kërkuar sqarime shtesë rreth disa kontratave të operatorit ekonomik ankues, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) thuhet se është aprovuar pjesërisht si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Vlora&NT Agimi DE”-Prishtinë, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizimi i shkollave me rekuizita sportive” me nr. të prokurimit: 616-17-175-121, iniciuar nga AK-Komuna e Prishtinës.

Me të njëjtin vendim është anuluar edhe njoftimi për dhënie të kontratës i AK-Komuna e Prishtinës dhe lënda është kthyer në rivlerësim.

“Autoriteti kontraktues në afat prej 10 ditësh duhet ta informojë me shkrim panelin shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet në vendimi e OSHP-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.