Momente të zhurmshme kanë qenë të shpeshta për Flamur Shalën për tre vjet e gjysmë si asamblist i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Së fundmi Shala ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit, me arsyetimin se pas emërimit ushtrues detyre i dekanit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prizrenit muaj më parë, nuk është ndier rehat duke mbajtur dy pozita, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-shefi i Shalës në grupin e asamblistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Agim Gashi, e vlerëson lart angazhimin e kolegut të tij.
Ndërsa shton se ai do t’i mungojë jo vetëm grupit të partisë së tij, por edhe kuvendit në përgjithësi.
Largimi i Shalës, nga shoqëria civile, është cilësuar si humbje për Kuvendin Komunal.
Ai është vlerësuar si një nga asamblistët më aktiv që ka nxitur debat.
Për 3 vjet e gjysmë në asamblenë komunale, Shala është vlerësuar një nga zërat më të mëdhenj opozitarë.
Vendin e lënë bosh nga Shala do ta zë profesori i zhytjes, Ismajl Kasumi.