Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëgjohen dëshmitarët e fundit në gjykimin kundër inspektorëve të Komunës së Prishtinës

Foto: Koha / ilustrim

Gjykimi kundër dhjetë ish-inspektorëve të Komunës së Prishtinës, të cilët po akuzohen për krim të organizuar ka arritur thuajse në fazën përfundimtare.

Këtë të premte janë dëgjuar dëshmitarët e fundit, të cilët janë propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në seancën e radhës pritet të lexohen provat materiale dhe pastaj të jepet fjala përfundimtare.

Ish-kryeshefi i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Ismet Haliti, ish-shefi ekzekutues, Skender Canolli, si dhe inspektorët e tjerë: Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala dhe Granit Cenaj akuzohen edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizim...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.