Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ujiten drunjtë në Rrugën B të kryeqytetit, qytetari që alarmoi rastin falënderohet

Qytetari Enis Shatri kishte ngritur shqetësimet disa herë gjatë javëve të fundit për mosujitjen e drunjve në Rrugën B të kryeqytetit, duke iu drejtuar përgjegjësve komunalë, por edhe portalit tonë, Koha.net.

Sot ai ka dërguar në adresën e redaksisë Koha.net një falënderim për ushtrim të ndikimit që ujitja e drunjve në këtë rrugë të ndodhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është emaili i tij:

“Faleminderit për ujitjen e drunjve në Rrugën Enver Maloku , Rruga B, që lidhet me Matiçan

Përshëndetje të nderuar,

Duke ju dëshiru çdo të mirë në punë dhe jetë , ju njoftoj se dje është bërë ujitja e drunjve në Rrugën Enver Maloku , Rruga B, që lidhet me Matiçan.

Nga biseda me punëtorët e Hortikulturës rreth ora 20:00, të cilët ujitnin drunjtë, kuptova qe Hortikultura kishe nënshkruar kontratën me komunën për t’u kujdesur për këta drunj si dhe për t’i zëvendësuar drunjtë e tharë me të rinj.

Njëherit e falënderoj shumë portalin Koha.net, poashtu edhe Komunën për frymën e kulturës dhe qytetarisë aktive, aktualizimin e rastit deri në zgjidhjen e tije.

Pranoni konsideratat dhe respektin për punën tuaj!

Me nderime,

Enis Shatri”