Katër zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë dalë fitues në listën për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të Kosovës, do t’i lënë postet që kanë mbajtur për afro katër vjet në Komunë për ta vazhduar karrierën si deputetë.
Për dallim prej tyre, kryetari Shpend Ahmeti do të vazhdojë të mbetet kryetar i Prishtinës, ndonëse ka fituar vota të mjaftueshme për deputet, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNënkryetari, Dardan Sejdiu, drejtori i Urbanizimit, Liburn Aliu, drejtoresha e Arsimit, Arbërije Nagavci, si dhe shefja e kabinetit të kryetarit-Fitore Pacolli do të jenë deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunë, ka thënë se vendimet për orientime rreth posteve, pas zgjedhjeve që u mbajtën, janë individuale, dhe se ato do të merren në bashkëpunim me subjektin politik, LVV-në... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.