Tregu i automjeteve në Fushë Kosovës të dielën ishte i mbushur me vetura të llojeve të ndryshme, ku sipas llojit dhe vitit të prodhimit u ishin vënë edhe çmimet, e të cilat arrinin në mijëra euro.
Krahasuar me numrin e madh të automjeteve të ekspozuara për shitje, tregtarët ankoheshin për mungesë të blerësve. E kjo sipas tyre është pasojë e ligjit për regjistrim të veturave, ku sipas tyre pas shitjes nuk i njihet regjistrimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTregtari Istref Mazreku, i cili merret me shitjen e veturave që 25 vite, thotë se ligji i cili u ka ardhur u ka sjellë edhe probleme të shumta, kjo për shkak se qytetarët refuzojnë të blejnë vetura.
“Tash një ligj që na ka ardhur, kurrë nuk ka qenë, nuk po e kuptoj unë kerri ka regjistrim një vit, ta qes ty në emër tanin e bëjmë kontratën e shitblerjes kur ta jap ty kerri nuk ka regjistrim, kjo nuk kuptohet se di çka është kjo farë. Plus kontratën e bëjmë unë e ti të kerrit, kerri kur të shkon në qendër duhet me kanë dy pronarët, se kuptoj hiç këtë farë ligji. Si kemi adresua se nuk po kemi ku, kemi bërë pak zhurmë aty tek qendra e regjistrimit po ata po thonë që Ministria e ka pru ligjin. Problem shumë i madh”, tha ai, raporton KP.
Sipas kësaj, ai thotë se askush nuk dëshiron të blejë vetura, pasi që deri në 400 euro kushton regjistrimi për herë të dytë.
“Shumë problem, nuk blenë kush kerre, dogana e shtrenjtë, kurrë nuk ka qenë kjo kështu. Kerri ka regjistrim një vit kur te shitsh nuk ka regjistrim. Duhet me vazhdua regjistrimin 400 euro”, tha ai.
Ndërsa, Faton Gashi, po ashtu tregtar, thotë se problem i tyre tash e një kohë është bërë ligji për regjistrim të veturave, ku pas shitjes nuk i njihet regjistrimi. E për tregtarin Gashi, kjo është kryekëput plaçkitje që iu bëhet.
“Kjo është plaçkitje, vjedhje, kush e ka qitë këtë ligj nuk pe di veç mu po ma merr mendja që kjo është plaçkitje, direkt plaçkitje është”, tha ai.
Ndërsa, edhe tregtari Hilmi Bregaj, thotë se kjo çështje po iu paraqet problem, pasi që nuk dëshiron të blej askush vetura.
E përveç veturave, jashtë tregut përgjatë rrugës shiteshin edhe gjëra ushqimore, tekstil, mobile të ndryshe, e deri tek kafshë e shpezë të ndryshme. Për qytetarët, problem paraqet ekspozimi i qenve në këtë treg.
Qytetari Hajzer Jashari, i cili për të vizituar tregun kishte ardhur nga Skenderaj, tha se është ankuar disa herë pse ata qenë janë të vendosur pothuajse në hyrje të tregut.
“Se di sa herë jemi ankuar për qeta qentë këtu mos me i lanë sepse po na pengojnë shumë, jo që po na pengojnë për nga zhurma por janë edhe shumë të rrezikshëm saqë një shok edhe e ka kafshuar në këmbë. Shumë herë jemi ankuar tek këta pronarët e këtij pazari por asnjëherë nuk e kanë marrë këtë punë parasysh. Nëse ka ndonjë mundësi, ndonjë zgjidhje, ndonjë inspektor apo çka po di me marrë ndonjë masë rreth kësaj pune, se këta qenë janë shumë të rrezikshëm për të gjithë këta qytetarë këtu. Edhe po na pengojnë shumë në treg me ardhë sa që ka ndodh jam ardhur dhe jam kthyer skam bërë pazar sherri i tyre. Edhe janë të rrezikshëm edhe bëjnë shumë zhurmë, me i qitë në vendin e caktuar ku e kanë vendin e jo shtazët me u afrua këtu, kanë sëmundje të ndryshme me u afrua këtu afër njerëzve”, tha ai.
Ai bëri apel edhe tek inspektorët që të shkojnë dhe të bëjnë largimin e tyre.