Mosarritja e një marrëveshjeje me pronarët e parcelave përreth, krijoi një objekt interesant në lagjen e Muhaxherëve në kryeqytet.
E njëjta arsye, në lagjen Pejton, ka bërë që të mos bëhen fare ndërtime të larta, edhe pse ato parashihen me planin rregullues të kësaj lagjeje të miratuar para 6 vjetësh, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, një pjesë e kësaj lagjeje është e mbushur me parkingje, që fillimisht ishin menduar si hapësira për ndërtim.
Në Shoqatën e Ndërtuesve thonë se përkundër interesimit të madh për të ndërtuar në këtë lagje, për shkak të leverdisë, ndërtimi deri më tani ka qenë i pamundur.
Sipas Zijadin Hoxhës nga kjo shoqatë, kushti për bashkimin e shumë pronarëve nuk është problemi i vetëm që po ua pamundëson ndërtimin në këtë lagje.
Problem tjetër, sipas tij, është destinimi – 50% afarizëm – 50 banim, dhe se një pjesë e tokave janë në pronësi të komunës - jo e pronarëve privatë.
Ai shton se ka munguar interesimi i komunës për ta ndërtuar këtë pjesë.
Kërkesë e ndërtuesve është riprojektimi i planit rregullues, ku atyre do t’u krijoheshin kushte më fleksibile për ndërtim.
Aktualisht, Pejtoni dominohet nga ndërtimet e ulëta, qoftë shtëpi apo ndërtesa kolektive banimi.