Temperaturat e larta gjatë së shtunës, kanë ndikuar që sheshet e Prishtinës mos të jenë të stërmbushura si zakonisht.
Numri i vogël i qytetarëve që kanë frekuentuar sheshet e kryeqytetit, kanë pasur mundësi të shfrytëzojnë për freskim dy cisterna me ujë, të vendosura nga Komuna e Prishtinës në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajazti”, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër disa nga qytetarët, temperaturat e larta në këto ditë vere janë normale.
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë pranuar vetëm një rast si pasojë e të nxehtit.
Një ditë më parë, Komuna e Prishtinës u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditës për shkak të temperaturave të larta.
Ndërkohë, IHMK-ja ka paralajmëruar se të dielën priten ulje të temperaturave dhe reshje shiu në disa vende.