Komuna ka dështuar të mbledhë qiratë nga pronat komunale, ku sipas auditorit, ka arritur të inkasojë vetëm 37% të qirave apo nga 1 milion e 350 mijë sa ishte planifikuar, inkasoi vetëm 500 mijë, raporton KTV.
8 lokale të komunës shfrytëzohen nga partitë politike dhe OJQ-të për vetëm 1 euro në muaj. Auditori tërheq vërejtjen se nuk është organizuar ankand publik, siç parashikohet me ligjin për dhënien e pronës publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAuditori tutje thotë se tregu i gjelbër shfrytëzohet nga një operator ekonomik, i cili paguan qira vetëm 180 euro në muaj. Rreziku, sipas auditorit, paraqitet në atë se shfrytëzuesit zgjidhen gabimisht dhe kufizohet oferta e tregut, duke dëmtuar parimin e konkurrencës së lirë dhe trajtimit të barabartë për të gjithë të interesuarit.
Auditori po ashtu ka gjetur se Komuna e Prizrenit kishte lidhur kontratë për emetimin e seancave të kuvendit komunal me vlerë 150€ për seancë, duke mos respektuar procedurat e prokurimit.