Zëvëndësambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, e shoqëruar nga drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, të martën kanë vizituar fermerët në evenimentin promovues të dredhëzave dhe boronicave në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Hope tha se bujqësia është një prej sektorëve për zhvillimin ekonomik, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUSAID mbështet këtë sektor me kultura të reja bujqësore.
Edhe Hyland tha se është kënaqësi që me grantet e USAID po krijohen vende të punës edhe për studentë dhe të rinj në këtë sektor. Bujqësia sipas saj ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.