Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna s’merr për bazë kërkesën e banorëve të rrugës “Naim Gashi” - rrezikohen nga rrëshqitja e dheut

Rruga “Naim Gashi” vazhdon t’u sjellë telashe banorëve. Kërkesat e banorëve drejtuar zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, kanë hasur në veshë të shurdhër.

Ata përveç rregullimit të saj po kërkojnë që të vendosen mure mbrojtëse për çështje sigurie, pasi, sipas tyre, shpesh ka rrëshqitje të dheut, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Banorët thonë se rruga e vendosur sipër përgjatë shtëpive, është e rrezikshme.

Frikën më të madhe e kanë për fëmijët e lagjes.

Komuna e Prishtinës, në anën tjetër, në janar të këtij viti kishte thënë se për shkaqe buxhetore nuk kishte arritur të intervenojë në këtë pjesë, pa përmendur ndonjë afat kohor.

Sërish zyrtarët e saj nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur kjo rrugë do të rregullohet.

Ndërkohë, banorët deklarojnë se kërkesat nuk do të ndalen deri në realizimin e tyre.