Arbëri

Pamje mahnitëse të Prishtinës gjatë shtrëngatës së sotme

Shumëkush që posedon një fotoaparat dhe ka pasion fotografinë, mundohet që në momente të caktuara të shkrep ndonjë pamje që do të mbetet në kujtesën e tij/saj apo edhe të opinionit të gjerë.

Këtë është munduar ta bëjë sonte edhe Mendim Rugova, i biri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili për pasion ka fotografinë dhe meteorologjinë.

Image

Ai sonte ka arritur të kap disa fotografi të mrekullueshme derisa qiellin e Prishtinës e kishte mbuluar shtrëngata.

“Shtrëngata në afërsi të Prishtinës. Në anën e majtë në fotografi, vërehet një aeroplan (në formë harku) duke u ngritur nga Aeroporti i Prishtinës, derisa përreth zhvillohen shtrëngata”, shkruan në faqen e facebookut, “Prishtina Weather”, ku tregohet po ashtu se fotografitë janë shkrepur nga Rugova.

Image