Komuna e Prishtinës dhe Shtëpia e Ankandeve Kosova do të organizojnë shitjen e veturës Audi Q7, e cila ka qenë në shërbim të ish-kryetarit të Komunës, Isa Mustafa, e të cilën Shpend Ahmeti kishte premtuar në fushatën për zgjedhjet lokale se do ta shesë kur të vinte në pushtet.
“Ju informojmë se Shtëpia e Ankandeve Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të organizojë ankand për shitjen e veturës Audi Q7, veturë kjo e ish kryetarit të po kësaj komune z.Isa Mustafa. Ankandi do të mbahet të shtunën me datë 17.06.2017 duke filluar nga ora 11:00”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Ankandeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAhmeti në Interaktiv të KTV-së kohë më parë kishte thënë se është së paku një i interesuar për ta blerë makinën luksoze. Vlera fillestare e Q7-shit është 25 mijë euro, ndërsa është blerë rreth 70 mijë euro.