Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Problemet e identifikuara nga qytetarët përfillen simbolikisht nga komunat

Rezultatet më të fundit që ka nxjerrë organizata joqeveritare “Demokracia +” rreth raportimit të qytetarëve në lidhje me shërbimet publike përmes platformës digjitale “ndreqe.com”, e nxjerrin Prishtinën si lokalitetin ku janë raportuar më së shumti raste nga qytetarët, por ku ka pasur më së paku intervenime në krahasim me raportimet.

Në raportin që ka publikuar të martën kjo OJQ, shihen të dhënat e raportimeve që kanë bërë qytetarët rreth shërbimeve publike në 11 qytete të Kosovës, ndërsa janë edhe disa kategori të tjera ku nuk janë precizuar emrat e vendeve ku janë raportuar rastet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtij publikimi, përgjatë periudhës kohore prill-maj të këtij viti, qytetarët e Prishtinës kanë raportuar 108 raste ku ka pasur nevojë që të intervenojë Komuna për të përmirësuar gjendjen ekzistuese, por nga të gjitha këto raste, Komuna ka intervenuar vetëm në 8 prej tyre.

Pas Prishtinës, radhitet Komuna e Prizrenit, por me numër të rasteve dukshëm më të vogël sesa ajo e Prishtinës. Sipas raportit, janë paraqitur 17 raste, por Komuna nuk ka intervenuar në asnjërin prej tyre. Tutje, radhitet Komuna e Ferizajt, me 12 raste të raportuara nga qytetarët, dhe ku po ashtu Komuna nuk ka intervenuar në asnjë rast.

Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës, ka thënë se “Ne nuk kemi marrëveshje për projektin ‘ndreqe.com’, por Komuna e ka platformën e saj digjitale për raportim të rasteve, të ndërtuar mbi bazën e një marrëveshjeje të nënshkruar me OSBE-në”.

Por zyrtarë të OJQ-së “Demokracia +” e listojnë Komunën e Prishtinës në mesin e atyre Komunave me të cilat ata kanë marrëveshje për raportim të rasteve nga ana e qytetarëve rreth parregullsive që ndodhin në qytet për sa i përket sferës së shërbimeve publike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.