Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna përfiton nga IFC ndërtimin e katër shkollave të reja dhe renovimin e dy të tjerave

Komuna e Prishtinës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, lidhur me projektin për të tërhequr investime private në sektorin e arsimit në mënyrë që edhe më tutje të përmirësohet infrastruktura dhe cilësia e arsimit në Komunën e Prishtinës.

Arsimi është një nga mjetet më të fuqishme për uljen e varfërisë dhe rritjen e barazisë dhe është thelbësor për nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe të një ekonomie konkurruese globalisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësia e Shërbimeve Këshillimore për Transaksione të Partneritetit Publiko Privat të Korporatës Financiare Ndërkombëtare do të ndihmojë Komunën e Prishtinës në strukturimin dhe zbatimin e kontratës e cila do të përfshijë projektimin, ndërtimin dhe financimin e katër ndërtesave të reja shkollore, rinovimin e dy shkollave ekzistuese dhe kryerjen e disa shërbimeve jo akademike për një periudhë të caktuar, thuhet në njoftim.

Kontrata do të realizohet në dy faza: duke kryer analizën e arsyeshmërisë së projektit, vlerësimin e interesit të investitorëve dhe strukturimin e transaksionit dhe duke hartuar dokumentacionin e tenderit dhe duke mbështetur Komunën e Prishtinës në zbatimin dhe përfundimin e procesit të tenderimit.