Fishekzjarrët e shkrepur pas koncertit të mbrëmshëm të këngëtarit Alban Skenderaj, i organizuar nga banka ProCredit, shtyri shumë qytetarë që të thërrasin policinë, shkaku i zhurmës dhe tymit.
Ministria e Punëve të Brendshme thotë se gjithçka ishte në pajtim me ligjin, ndërsa krahas qëndrimit kritik, shoqëria civile kërkon kritere më strikte për dhënie të lejeve për ndezjen e fishekzjarrëve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Trim Ilazit, nga organizata PEN ndotja më e madhe e ajrit, e regjistruar ndonjëherë në Prishtinë, është pikërisht për shkak të fishekzjarrëve, në natën e Vitit të Ri.
Ai kritikon bankën, e cila sipas tij, edhe pse promovon “politika të gjelbra” në të njëjtën kohë, shkaktoi ndotje të ajrit.
Ngjashëm, fishekzjarrë, tym e zhurmë kishte edhe në korrik të vitit të kaluar, në koncertin e grupit Marigona.
Ndërkohë, edhe në natën kur nisi zyrtarisht fushata zgjedhore, PDK-ja ndezi fishekzjarrë për shumë minuta.
Policia mori shumë ankesa për fishekzjarrët që... by kohanet