Zona përreth Fontanës, në “Ulpianë”, është shndërruar në hapësirë ku po raportohen më së shumti vepra të dyshimta kriminale. Këtë konstatim të publikuar në rrjetin social “Instagram” e ka nxjerrë organizata joqeveritare “Open Data Kosovo”, e cila në bashkëpunim me UNDP-në dhe me “UN Kosova Team” ka bërë një hulumtim të rasteve të raportuara për aktivitete të dyshimta të kryera në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.
“Njëra ndër zonat ku janë raportuar më së shumti raste të aktiviteteve të dyshimta në Prishtinë është zona afër Fontanës në ‘Ulpianë’”, thuhet në postimin e publikuar nga “Open Data Kosovo”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty pastaj shtohet se gjatë një periudhe njëvjeçare janë raportuar më shumë se 90 raste të tilla. Ndërsa ky hulumtim është kryer nga “Open Data Kosovo” në bashkëpunim me UNDP-në dhe me “UN Kosova Team”, thuhet në postimin e tyre.
(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.