Lagjja “Velania”, e cila nuk është e përfshirë në rrjetin aktual të trafikut urban, nuk është përfshirë në anketimin online të Komunës së Prishtinës për nevojat e transportit urban.
Megjithëse kjo lagje prej disa vjetësh ka kërkuar nga autoritetet komunale një linjë të transportit urban, kjo nuk është realizuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMosprezenca e kësaj lagjeje në pyetësorin e Komunës ka nxitur reagime.
dhjetëra shkresa i janë adresuar deri tash Komunës së Prishtinës nga banorë të lagjes “Veternik” apo “Velania” në Prishtinë, me kërkesën që t’iu mundësohet udhëtimi me transportin publik. Por banorëve të këtyre lagjeve nuk u është dhënë deri më tani kjo mundësi nga Komuna.
Por drejtues të Komunës mospërfshirjen e lagjes “Velania” në pyetësor nuk e shohin si problem.
“I gjithë qyteti është i përfshirë në anketim, por ‘Velania’ ka mundur të futet me ‘Taslixhe’, ‘Taukbahçe’ etj”, ka thënë zyrtari për media në Komunën e Prishtinës, Erzen Vraniqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
