Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës akuzon ministrin Hoti për bllokim të projektit të parkingut nëntokësor

Qeverisja e Prishtinës, e udhëhequr nga Vetëvendosje, po akuzon ministrin e Financave në largim nga radhët e LDK-së, Abdullah Hoti, se me qëllim po e bllokon projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësor në oborrin e Fakultetit të Filologjisë.

Shefja e kabinetit të kryetarit Shpend Ahmeti, Fitore Pacolli, ka thënë se ky dikaster në vazhdimësi po i bllokon projektet me rëndësi për qytetin e Prishtinës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori i zhvillimit ekonomik, Genc Bashota, tha se që nga muaji prill Ministria nuk ka kthyer ndonjë përgjigje për aprovim ose jo të projektit.

Bashota pyetjet shtesë për projektin 12-milionësh që i kishte kërkuar Ministria, i ka quajtur jologjike.

Ka thënë se krejt kjo po bëhet pasi Prishtina qeveriset nga Vetëvendosja.

I njëjti projekt, sipas tij, ka qenë edhe nga LDK-ja sa udhëhiqte me Prishtinën, ndonëse Komuna vitin e kaluar e paraqiti si ide të saj.

Komiteti ndërministror për Partneritet publiko-privat, sipas Bashotës, ka kërkuar që Komuna të nënshkruajë memomarandum bashkëpunimi me UP-në, pasi aktualisht e shfrytëzon hapësirën ku planifikohet parkingu nëntokësor.

Por, sipas tij, një gjë e tillë nuk është e nevojshme, pasi ajo parcelë është në pronësi të Komunës.

Drejtuesit e UP-së kanë kundërshtuar një plan të tillë, duke thënë se nuk mund të aprovohet çfarëdo objekti që nuk ka karakter universitar.