Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi miratoi rishikimin e buxhetit me gjithë paqartësitë

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten rishikimin e buxhetit për vitin 2017, me shumicë votash, edhe pse paraprakisht deputetët e partive politike opozitare kanë ngritur dilema dhe paqartësi rreth rishikimit të buxhetit, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes këtij vendimi, 1 milion e 232 mijë euro të buxhetit të Komunës janë bartur nga destinacionet e mëhershme buxhetore në të tjera destinacione për shpenzime në pjesën e dytë të vitit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deputetët e opozitës, nga partitë LDK dhe PDK, që përbëjnë shumicën në KK-në e Prishtinës kanë thënë se ekzekutivi u ka sjellë të dhëna formale për rishikim të buxhetit pa u sqaruar saktësisht pozicionet buxhetore nga të cilat merren mjetet e buxhetit dhe ato tek të cilat barten këto mjete. Ndërsa, edhe kanë kërkuar llogari se përse është dashur që të thirrej mbledhje urgjente për rishikim të buxhetit, ndonëse ekzekutivi ka pasur mjaft kohë për të thirrur mbledhje të rregullt për të diskutuar këtë çështje.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.