Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës thërret qytetarët të respektojnë ligjin

Nëpërmjet një komunikate, Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të mos e shfrytëzojnë periudhën zgjedhore për të bërë veprime kundërligjore, transmeton Koha.net.

“Në disa raste kemi hasur në tentim ndërtimi pa leje, tentim uzurpimi, si dhe aktivitete të tjera ilegale. Komuna e Prishtinës bën me dije se nuk ka kurrfarë vakuumi institucional në nivel komunal dhe në asnjë mënyrë nuk do të tolerohen shkelje ligjore nga kushdo që të jenë ato. Andaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë procedurat ligjore në veprimet e tyre, apo përndryshe do të përballen me sanksione ligjore”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo