Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mungesa e rrugës bën që Mareci të zbrazet – Komuna thotë se s’ka mjete për këtë projekt

Ekrem Bytyqi nga fshati Marec i Prishtinës çdo ditë e kalon këtë rrugë për të bërë furnizimet ditore në dyqanin e fshatit.

Shumicën e herëve thotë se rrugën e kalon duke ecur, pasi ajo është vështirë e kalueshme me veturë, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, për rregullimin e saj, thotë se ka bërë plot 41 kërkesa.

Për shkak të mosrregullimit të rrugëve nga institucionet e vendit, tregon se në lagjen Gulmivadë kanë mbetur vetëm katër shtëpi.

Me gjithë këto vështirësi, Bytyqi pohon se nuk do ta lëshojë fshatin.

Në Komunën e Prishtinës janë në dijeni të problemit, por thonë se nuk kanë mjete, ndërsa shtojnë se Ministria e Infrastrukturës nuk po i mbështet ata.

Ndryshe, rregullimi i rrugës nga lagjja Gulmivadë e Marecit, në drejtim të fshatit Kukaj, do të shkurtonte rrugën deri në kryeqytet.