Komisioni i aksionarëve në ndërmarrjen publike komunale “Trafiku Urban” do të përballet në gjykatë me Bordin e deritashëm të kësaj ndërmarrjeje për të ndarë drejtësinë rreth shkarkimit të Bordit, të cilin vendim Komisioni e mori të premten e javës së shkuar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryetari i Bordit tashmë të shkarkuar të “Trafikut Urban”, Avdi Ferri, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se do ta dërgojnë në gjykatë vendimin e Komisionit të aksionarëve, përmes të cilit Bordi shkarkohet nga detyra zyrtare. Ai, madje këtë vendim e ka quajtur hakmarrje ndaj Bordit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është një hakmarrje dhe nuk është në rregull të veprohet kështu prapa shpinës”, ka thënë Ferri. Sipas tij, Komisioni ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit pasi që anëtarët e tij ia kanë dorëzuar gjithë materialin voluminoz ne lidhje me punën e bërë në Ndërmarrje që prej një viti e gjysmë, qëkur Bordi ka qenë funksional aty.
“Ne e kemi pas përgatitur një dokumentacion shumë voluminoz dhe aty ka letra, shkresa, ka dokumente të rëndësishme, të cilat, që të gjitha, ia kemi dorëzuar Komisionit, dhe nuk është korrekte që ata pastaj të sillen në këtë mënyrë”, ka thënë Ferri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.