Veprojnë në një objekt që nga viti 1968, por Enti i Gjeodezisë në kryeqytet po e akuzon një pronar të katit përdhes se ua ka uzurpuar zyrat.
Ramadan Hasani nga ky ent thotë se ky pronar kishte provuar tri herë tua uzurpojë zyrat, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi madje akuzon edhe kolegun e tij, Sadik Buzhalën, se është bashkëpunëtor me uzurpatorin, duke thënë se disa herë rastin e ka paraqitur në polici dhe inspektorat, por të njëjtit nuk kanë ndërmarrë asgjë.
Mirëpo, Buzhala i mohon këto akuza, duke thënë se nuk ka bashkëpunuar me askënd, vetëm se derën e ka mbyllur për shkak të sigurisë së zyrës së tij.
Edhe në inspektoratin komunal të Prishtinës thonë se dikush nga shfrytëzuesit e këtij objekti ka provuar të kryejë punime të kundërligjshme.
Por Salih Zyba, nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës, thotë se nuk mund të veprojnë më tutje deri sa të vërtetohet pronësia e objektit.
E as ky ent i përbërë nga 12 punëtorë nuk ka leje qëndrimi, pasi ky objekt të cilin e shfrytëzon edhe subjekti politik AAK-ja, i takon Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërsa për objektet përcjellëse përreth, kjo ministri po përgatit kallëzim penal, pasi aty ka ndërtim pa leje dhe paqartësi të pronësisë, kështu që thonë se do të kërkojnë që këto çështje të zgjidhen përmes gjykatës.